Derhemi: Nuk ka marrëveshje, por bisedime. Grup ndërkombëtar për çështjen e Teatrit

Postuar në 27 Qershor, 2018 12:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka arritur një marrëveshje në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në një postim në profilet e tij, Veliaj shfaqet krah artistëve që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, si regjisori Altin Basha dhe aktorët Arben Derhemi e Alfred Trebicka. Veliaj shprehet se marrëveshja e arritur me artistët është një dritë jeshile për negociatat për një teatër të ri. Detaje në lidhje me këtë marrëveshje nuk dihen ende.

Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje! Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar!”, shkruan Veliaj.

Por një prej aktorëve që e kanë kundërshtuar ndërtimin e një teatri të ri, Arben Derhemi, thotë se nuk ka ende asnjë marrëveshje. I kontaktuar nga Tema TV, Derhemi tha se takimi me Veliajn ka qenë thjesht në kuadrin e bisedimeve. 

“Nuk ka marrëveshje, ishin thjesht bisedime”, tha Derhemi, ndërsa shtoi se është propozuar ngritja e një grupi përfaqësues për të mbrojtur çështjen e teatrit si dhe e një grupi ndërkombëtar që do të shqyrtojë dhe vlerësojë ecurinë e saj.  

Javët e fundit, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar disa dëgjesa publike me artistë, arkitektë e urbanistë në lidhje me çështjen e Teatrit të ri Kombëtar. Shumica e dëgjesave janë karakterizuar nga debate të ashpra dhe kundërshime nga artistët në lidhje me projektin e propozuar nga bashkia. Por në dëgjesën e fundit që pati me artistët, Veliaj tha se ishte dakord që të mos prekej asnjë centimetër i truallit të Teatrit Kombëtar. Kjo do të thotë shembje e godinës ekzistuese dhe ndërtimi i një teatri të ri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.