Ivanov zbulon “krimin” antikushtetues

Postuar në 26 Qershor, 2018 13:31

Ivanon refuzon të dekretojë marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. "Unë nuk  pranoj ide apo propozime që mund të rrezikojnë identitetin kombëtar të maqedonasve dhe gjuhën  maqedonase” tha Ivanon në një deklaratë për shtyp.

Ai shtoi më tej se kjo marrëveshje nuk ka bazë kushtetuese dhe legjitimon nënshtrimin e Maqedonisë ndaj Greqisë. Ivanon i referua edhe nenit 308 të Kodit Penal, sipas të cilit çdo qytetar që e çon vendin në  një pozitë të nënshtrimi apo varësie ndajnjë shteti tjetër dënohet me pesë vjet burgim.

 "Legjitimiteti i kësaj marrëveshje krijon pasoja juridike dhe  janë bazë për kryerjen e një krimi"-thuhet në deklaratën e Ivanov.  Nga ana tjetër kryeministri Zaev është i bindur se marrëveshja do të kalojë me sukses edhe provën e referendumit, në të kundërt ai thotë se do të japë dorëheqjen. “Po, do të largohem nga pozita e kryeministrit nëse referendumi nuk ka sukses. Por jam i sigurtë që do të ketë. Pres mbështetje të madhe pasi mbi 70% e popullit janë pro antarësimit në BE e NATO”-tha Zaev për mediat vendase.

Perëndimi i ka kërkuar presidentit të mos bëhet pengesë per integrimin e vendit në BE dhe NATO, por Ivanov thotë se po mbron kushtetutën dhe identitetin kombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.