Fitore popullore dhe akuza për manipulim

Postuar në 25 Qershor, 2018 00:26

Erdogan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale mes një paqartësie shifrash dhe një rezultati të shpallur nga agjencitë proqeveritare që i japin presidentit turk mbi 52% të votave, ndërsa rivalit të tij Muharrem Inçe jo më shumë se 30% të votave. 

"Populli turk më ka dhënë sërish mandatin"- u tha presidenti turk Erdogan  mbështetësve të tij në Stamboll, ndërsa partitë opozitare denoncuan "falsifikimin" e rezultateve në të transmetuara nga agjencia shtetërore Anadolu.

Erdogan premtoi se do vazhdojë "me vendosmëri" të përmirësojë të drejtat dhe liritë e popullit dhe premtoi se nuk do të tërhiqet nga progresi i arritur në ekonominë dhe demokracinë turke.

Presidenti turk gjithashtu tha se do të vazhdonte luftën kundër "atyre që e kërcënonin përmes organizatave terroriste dhe se do të ndërmerrte hapa për të rritur kredibilitetin e gjyqësorit.

Nga ana tjetër Anëtarët e Partisë Republikane Popullore thonë se ka një ndryshim të madh midis numrit të kutive të hapura dhe votave që janë hedhur në sistemin elektronik të Komisionit Zgjedhor.
Deputeti Mustafa Balbay i Izmirit deklaroi: "Mos i besoni numrave që shihni në ekranet televizive, edhe nëse numri i votave është 100%. Është shumë e rëndësishme të shihet numri i fletëvotimeve të vlefshme"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.