Zbulohet “kurthi” i qeverisë për Teatrin

Postuar në 23 Qershor, 2018 21:40

Qeveria duket se nuk po e përtyp dot rezistëncën e aktorëve që janë kundër shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në zonën ndodhet godina ekzistuese. Reagimi në grup i tyre dhe protestat që mbahen në para Teatrit me paralajmërimin se aktorët do të ngujohen në godinë nuk po i lëshojnë terren fushatës se qeverisë që paralajmëron një tjetër histori suksesi si ajo e stadiumit me kullë.

Për më tepër që aktorët dhe sindikata e artistëve po i bëjnë edhe oponencë ligjore nismës qeverisë, duke e quajtur atë antikushtetuese. Nga ana tjetër i ngarkuari i qeverisë për këtë çështje Erion Veliaj pamvarësisht shfaqjeve dhe dëgjesave që thotë se po sheshojnë kontradiktat mes bashkisë dhe komunitetit të artistëve, jashtë kamerave përpiqet të negociojë privatisht dhe të blejë heshtjen e aktorëve ose përçarjen e tyre.

Gjatë një fjalimi në protestën që po zhvillohet kundër shembjes së Teatrit, regjisori Alert Çeloaliaj zbuloi se çfarë kishte  biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj.  Nga ana tjetër sipas tij qeveria ka një tjetër plan për të futur në kurth aktorët dhe për ta kaluar projektligjin në mënyrë të fshehtë.

“Unë nuk isha si përfaqësues i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Teatrit, por si Alert. Kushti kryesor është pezullimi i këtij projetligji. Është e qartë se çfarë qëndrimi do të mbaj Veliaj. Qeveria po përdor Veliajn dhe ne artistëve. Ato do ta votojnë ligjin në seancën e fundit parlamentare kur ne të jemi me pushime. Ne kemi këkuar prej 4 muajsh. Bisedimet me negociatorin Veliaj do të jenë shterpë. Kemi nevojë për ndihmë nga gjithë qytetarët e Tiranës. Ne do të jemi dhe do të vazhdojmë protestën tonë. Për të frenuar projektligjin në parlament dhe për ta kundërshtaur.”-tha Çeloaliaj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.