Ish-ambasadori grek Mallias: Faktori shqiptar nxiti marrëveshjen e Prespës

Postuar në 21 Qershor, 2018 15:42

Ish-ambasadori grek në Shqipëri dhe në Maqedoni, Alexandros Mallias vlerëson se faktori shqiptar në Maqedoni është shumë i rëndësishëm dhe ishte pikërisht ai që shtyu qeverinë Zaev drejt kërkimit të një zgjedhjeje dhe marrëveshjeje me Greqinë. Në një intervistë për “TemA TV”, Mallias shprehet se Greqia dhe Shqipëria janë në një fazë të pjekur të bisedimeve mes tyre, por zgjidhjet që duhen bërë janë kompromise të vështira.

"Ekzistojnë zgjidhje të vështira kompromisi dhe ky kompromis duhet përkrahur. Unë besoj dhe veproj, nxis promovimin e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, ashtu dhe me Kosovën. Po Greqia për 25 vjet ka marrëdhënie të ngushta me partitë shqiptare të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, dhe së shpejti shpresoj Maqedonisë Veriore. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë, shqiptarëve dhe grekëve, është një faktor vendimtar", deklaroi Alexandros Mallias ish-ambasadori grek në Tiranë.

Mallias flet edhe për njohjen e Kosovës nga shteti grek. Sipas tij marrëdhëniet e Greqisë me Kosovës janë të mira dhe janë kryesisht komerciale dhe financiare, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme.

"Marrëdhëniet tona me Kosovën janë të mira, ato tregtare, financiare në apsketin e lëvizjes së shtetasve por për mua kjo nuk mjafton. Unë jam sinqerisht pro njohjes së Kosovës, dhe kjo të jetë rezultat jo i një deklarate të Ministrisë, por i një pakti dypalësh. Besoj në atë që thoshte Gandi i Ballkanit, udhëheqësi i Kosovës, Ibrahim Rugova, se Kosovën dhe Greqinë nuk i ndan as etnia, as historia dhe as gjeografia. Kjo është shumë e rëndësishme pasi zakonisht problemet mes vendeve i kanë rrënjët te historia dhe Gjeografia", tha Mallias për "TemA Tv".

Mallias shpjegon se marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje e vështirë, për të dyja vendet dhe që ka krijuar shumë tension në Maqedoni. Ai rithekson se pas kësaj marrëveshje ka shumë tension në të dy vendet, por se duhet parë me realizëm se si mund të rregullohet aq sa është e mundur situata dhe më pas të fillojnë bisedimet për Kosovën.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.