Drejt një monarkie presidenciale

Postuar në 23 Qershor, 2018 10:21

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi pyetja kryesore është nëse Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në pushtet prej 15 vjetësh do të zgjidhet president që në raundin e parë dhe nëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të ketë shumicën në Parlament.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë moderne të Turqisë. Pas referendumit të vitit të kaluar, i cili u miratua me një shumicë të vogël, presidenti i ri do të marrë kompetenca ekzekutive gjithëpërfshirëse. Këto kompetenca përfshijnë fuqinë për të nxjerrë dekrete me forcën e ligjit, për të emëruar qeverinë dhe nënkryetarët, si dhe gjyqtarët e lartë.

Nëse fiton, Erdogan do të vazhdojë të reformojë Turqinë dhe shoqërinë sipas modelit të tij. Erdogan u angazhua në një luftë parazgjedhore duke përdorur të gjitha mjetet që kishte në dispozicion të tij. Ai u shfaq në spote televizive si një demokrat i mëshirshëm, gjysh dhe mbrojtës i të gjithë turqve.
Në fjalimin e parë në anën aziatike të Stambollit, presidenti turk i referohej gjerësisht programeve të zhvillimit të qeverisë së tij.

Rivali i tij kryesor, Muhammad Ingze, një kandidat i Partisë Popullore Republikane (CHP), partia kryesore opozitare, i cili i ka dhënë një shtysë të re opozitës, premton t'i japë fund "monarkisë" së Erdogan. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.