Takim tjetër i gupeve negociatore në Athinë

Postuar në 22 Qershor, 2018 17:04

Ndonëse në nivel politik marrëveshja për kufirin detar me Greqinë quhet parimisht e mbyllur grupet negociatore janë takuar sërish në Athinë për të kolauduar termat e paktit që i jep fund disa problemeve me fqinjin tonë jugor. 
Mediat greke kanë raportuar se është arritur dakordësia në disa çështje, por pa dhënë më shumë detaje se ku është tërhequr pala greke ose ajo shqiptare në çështjen e detit. Negociatat kanë qenë shumë diskrete dhe nga sa mësohet nuk janë mbyllur ende por vazhdojnë. 
Paralajmërimin se dy palët kanë arritur një akord e dha opozita greke, e cila ka kërkuar të njihet me tekstin e marrëveshjes para se ajo të nënshkruhet nga kryeministrat Cipras e Rama.  Megjithatë deri më tani asgjë nuk mund të quhet e përfunduar ndonëse sipas mediave greke, palët do dëshironin që të firmosin para samitit të ministrave të Jashtëm të BE në 25-26 qershor, ku Shqipëria pret t'i hapet drita jeshile për çeljen e negociatave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.