Dështim me biznesin e vogël dhe të mesëm

Postuar në 22 Qershor, 2018 13:43

Qeveria shqiptare ka propozuar së fundmi një projektligj që denoncon, mekërkesë të paës gjermane, një marëveshje huamarrjeje të vitit 2015. Çështja në fjalë bën pjesë në kuadër të bashkëpunimit mes të dyja vendeve dhe ajo synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes fondeve që ofrohen nga qeveria federale. Në këtë rast, në vitin 2015, përmes marrëveshjes së atij viti, u akordua një hua prej 10 milionë eurosh përmes bankës Kreditanstalt für Wiederaufbau, e cila vijonte një praktikë të nisur më herët, ndaj dhe titullohej: “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”.

Në realcionin që qeveria ka paraqitur për projektligjin e tanishëm jepen arsyet sepëres kjo marrëveshje duhet denoncuar, pra shfuqizuar me vullnet dypalësh, për të mbërritur në materializimin e një marrëveshjeje të re, e cila e redukton fondin nga 10 milionë euro në 5 milionë euro.

Nga momenti i dekretimit të marrëveshjes qeveritare dhe deri më sot marrëveshja nuk është bërë efektive asnjëherë. Pala gjermane, nëpërmjet kanaleve diplomatike, ka propozuar një projektmarrëveshje të re për bashkëpunimin financiar 2017, për projektin “Promovimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes fondit të garancisë së kredive”, duke vënë në dispozicion një shumë financimi në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) euro, duke mbështetur dhe promovuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale

thuhet ndër të tjera në relacion.

Arsyet që zbulohen pas këtij dështimi janë me të vërtetë të rëndësishme, pasi vënë në dukje strukturën dhe kapacitetet e ndërmarrjeve shqiptare.

Gjatë periudhës shtator 2015-2016, KfW-ja ka kontaktuar periodikisht bankat e nivelit të dytë për të mundësuar bërjen efektive të linjës së kredisë, por pa sukses, pasi në të gjitha takimet është evidentuar fakti që bankat nuk kanë mangësi likuiditeti, por ata propozuan nevojën e krijimit të një fondi të veçantë garancie për kreditimin e SME-ve. Në pamundësi të vënies në zbatim të këtij projekti nëpërmjet sistemit bankar, një delegacion i KfË-së u takua me përfaqësues të ish-MZHETTS-së (MFE) në maj të vitit 2016, ku u ra dakord që KfW-ja të bëjë një studim mbi nevojat e sektorit bankar, për periudhën nëntor 2016 – janar 2017. Ky studim evidentoi faktin se në Shqipëri pengesa më e madhe për dhënien e kredive nuk është mungesa e mjeteve financiare të bankave të nivelit të dytë, por mungesa e garancive nga ana e kredimarrësve (SME)

Ky konstatim evidenton dobësi strukturore të biznesit shqiptar dhe paralajmëron se ekonomitë e vogla dhe të mesme, që thuajse për të gjitha vendet janë pulsi i ekonomisë, nuk përshtaten dot as me kërkesa bazike siç janë garancitë bankare. Duhet thënë se prej disa vitesh, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri e kanë lehtësuar dhënien e krevive, ato madje, të paktën siç deklaron qeveria, nuk janë më nën presionin e një debie masive, për shkak se qeveria e z. Rama deklaroi se shleu borxhin prej 750 milionë eurosh që qeveria i kishte biznesit, duke rregulluar situatën financiare të këtij të fundit para sistemit bankar. Duket se asnjë ndërhyrje në këtë kuadër nuk ka rezultuar me përmirësim të klimës së besimit. Nuk e ka realizuar dot një gjë të tillë, as lufta kundër informalitetit, as edhe aksioni i qeverisë për të pajisur me NIPT fermerët.

Kërkesa e bankave për krijimin e një Fondi Garancie, në fakt është imponim i politikës operacionale të bankave të nivelit të dytë, në një treg ku operatorët nuk shihen si të përshtatshëm për t’u financuar. Kjo kërkon analizë të thellë se përse ndodh një gjë e tillë dhe këtu nuk është pa vend të evidentohet edhe fakti nëse presioni fiskal i rritur së fundmi me politikat e qeverisë, ka çuar shumë ndërmarrje në kufizime të mëdha, apo edhe në ekspozim të tyre ndaj rrezikut të falimentimit, apo edhe pamundësisë së zgjerimit të biznesit. Në lojë janë edhe faktorë si korrupsioni, apo pasiguria juridike, ndërkohë që bankat ja kanë dalë që të zgjidhin qesen vetëm kundrejt një garancie shtetërore, që na bën të gjithëve, njëfarësoj klientë të tyre.

Nuk ka rëndësi vetëm ulja e fondit nga 10 milionë euro në 5 milionë, por edhe ndryshimi frazeologjik në marrëveshje: nëse na dokumentin e parë kemi Rifinancim, në këtë të dytën kemi Promovim. Qeveria po kërkon të promovojë histori suksesi, ajo po do të nxisë kreditimin si model që do të shtonte injektimin në ekonominë reale, por me këtë marrëveshje na tregon se zhurma e sukseseve 5 vjeçare, për reforma historike, ëstë larg së qeni e vërtetë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.