Siguria kibernetike/Drejtoresha e ASIG: Nuk jemi ende gati

Postuar në 21 Qershor, 2018 10:18

Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballur sulmet kibernetike. Kjo gjë duket se pranohet edhe nga drejtuesja e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike – krijuar gjashtë muaj më parë - Milva Tomçe, e cila në një komunikim me TemaTv, ka deklaruar se nuk ka të dhëna se serverat e kompanisë Abissnet janë shfrytëzuar nga Korea e Veriut. 

Janë informacione që ndodhin në shtetet e huaja ata ose i zgjidhin vet me mjetet e tyre, ose na drejtohen ne zyrtarisht nëpërmjet email ose me një shkresë zyrtare. Në përgjithësi sulmet kibernetike nuk presin me shkresa po dergohen me email. Unë nuk kam asnjë informacion të tillë pavarësisht se ne me CSIRT e Amerikës në raste kur na kanë sulmuar ne u jemi drejtuar atyre për të mbyllur adresat nga na vinin sulmet

Mirëpo kjo nuk i jep pëgjigje faktit se Departamenti Amerikan i Sigurisë, i ka publikuar online IP nga përcillet sulmi, pra ai e ka njoftuar publikisht situatën.

Jemi në fazat që po ngrejmë kapacitetet. Është një institucion ku ka dy çështje shumë të rëndësishme, deri tani në këtë periudhë 6 mujore fokusi i është dhënë çertifikimit elektronik sepse janë dy ligje mbi të cilat ne funksionojmë dhe jemi në fillimet e punës së CSIRT kombëtar ku unë akoma nuk kam fokusuar stafin

ka vijuar Tomça e cila në një improvizim të fundit ka shtuar se serverat e Abissnet nuk janë përdorur realisht por ato kanë shërbyer si maskim. 

Në fakt ASIG duhet të kishte një përgjigje zyrtare për këtë, madje duhet të ketë njoftime periodike, çka nuk ndodh qoftë për paaftësi, qoftë për mungesë mjetesh. ASIG duhet të kënaqet për momentin me mbylljen e një faqeje humoristike pranë PD-së, diçka që me të vërtetë është garanci e shtuar për sigurinë tonë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.