Diplomacia e vicklave, Liberia tërheq njohjen e Kosovës

Postuar në 21 Qershor, 2018 13:35

Lojërat diplomatike të Beogradit me Kosovën vazhdojnë edhe pse dialogu mes Prishtinën nën mbikëqyrjen e BE-së presupozojnë se njohja e shtetit të ri është tashmë çështje kohe dhe me gjasë retifikimi kufijsh.

Në një njoftim të vetin, Ministria e Jashtme serbe, bën me dije se Liberia ka rikonsideruar njohjen e Kosovës, akt të cilin e ka bërë që në vitin 2008. Sipas një letre që publikohet edhe nga mediat serbe, Ministria e Jashtme e Liberisë i njofton Beogradit se tërheqja e njohjes së Kosovës bëhet në kushtet kur ka një negociatë mes Serbisë dhe Kosovës, që kanë vlerën e një kuadri që do të rregullojë marrëdhëniet e tyre në të ardhmen. Për këtë arsye, Liberia mendon se deri në përfundim të negociatave të tërheqë letrën e njohjes.

Kjo lëvizje është trumbetuar nga ministri serb, Ivica Daçiç, si “shumë e rëndësishme”. Edhe pse një diplomaci e kësaj natyre, mund të peshojë diçka në lobimin serb në vende brenda BE-së, ajo nuk ndryshon dot asgjë në thelbin e saj: Kosova është shtet dhe më e sigurtë akoma: Serbia nuk ka kapacitet të rimarrë nën administrim territore që dikur i përkisnin Jugosllavisë.

Aq më tepër ka vlerë një gjë e tillë kur vetëm pak ditë më parë, Daçiç njoftonte nisjen e lobimit në SHBA për Kosovën, duke mos zbuluar se çfarë do të kërkojë Beogradi, pos skenarit të ndarjes që është më i preferuari për të e që shihet qysh nga koha e Qosiç, si varianti i një paqeje afatgjatë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.