Kreu i UNHCR-së në Serbi: Ideja e kampeve të refugjatëve në Ballkan, është tërhequr

Postuar në 20 Qershor, 2018 13:09

Kreu i UNHCR-së në Beograd, Hans Friedrich Schoder ka deklaruar për televizionin serb, RTS, se ideja e ndërtimit të kampeve të refugjatëve jashtë BE-së është hedhur poshtë si opsion.

Kjo ide është hequr nga tryeza, nuk dua dhe nuk do të spekulloj

është shprehur ai me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Sipas tij nuk ka patur përparim në negociimin e kësaj ideje, duke shtuar se të gjitha vendet, përfshirë anëtarët e Bashkimit Europian, kanë detyrimin për pritur emigrant në përputhje me procedurat e azilit.

Mund të ketë marrëveshje mbi këtë çështje vetëm me konsensusin e një vendi të tretë dhe kjo ëstë e mundur vetëm nëse çdo gjë bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe ato europiane

tha ai. Në një vlerësim për situatën në Serbi, Schoder tha seajo paraqitet e stabilizuar.

Komentet e tij duket se bien ndesh me propozime që po qarkullojnë në media të ndryshme për një qendër refugjatësh jashtë BE-së, një politikë kjo kryesisht austriake. Italia që është vendi që po radikalizon qëndrimin e vet në këtë kuadër, nuk ka interes për një Shqipëri të mbushur nga refugjatë, pasi nuk do të zgjidhte gjë, nisur nga përvoja e mëparëshme në Adriatikun që gëlonte nga trafiku i klandestinëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.