Intervista/Basha: “Lidhja ime me rusët, alibi për votën pro Turqisë për Jeruzalemin”

Postuar në 11 Mars, 2018 17:40
Intervistoi: Shaptilografisti

Kemi arritur t’i shkëpusim një intervistë të shkurtër, z. Lulzim Basha, që ndodhet në Belsh. I akuzuar së fundmi për lidhje me rusët, z. Basha paraqet interes të veçantë për opinionin. Më poshtë pyetjet tona dhe përgjigjet e z. Basha:

Z. Basha keni ardhur në Belsh për t’u lidhur me rusët?

Jeni në vete? Ça përrallash janë këto? Ça lidhje ka Belshi këtu? Unë po pushoj.

Po ngaqë në Belsh janë antenat e RTSH-së dhe ka zëra se lehtëson komunikimin me padronët tuaj?

Ju lutem se po ofendoni. Unë jam me familjen dhe kryetari i opozitës nuk është agjent sabotimi. Mos bëni tuajat shpifjet e mediave të Edi Ramës.

Në fakt lidhjen tuaj me rusët e provoi Mother Jones…

Nënë Madhja e lajmit ishte tjetërkund. Dhe nuk është provuar asnjë shkelje.

Ku i gjetët Ju 675 mijë euro z. Basha?

Në Shqipërinë e Edi Ramës paratë gjenden vetem tek oligarkët dhe unë nuk njoh personalisht të tillë.

Ka zëra që thonë se i keni marrë borxh meqë e dinit që do fitonit gjyqin e pallatit në Vlorë…

Nuk harxoj lekët e shtëpisë për partinë unë. E kam parim.

Po ku i gjetët paratë atëherë?

Në politikë, sikurse edhe në media, paratë gjendjen përherë. Nuk janë ato problemi, mos bëni naivin ju lutem!

Pse kjo lojë me rusët?

Shikoni nuk është vetëm droga e  Durrësit. Duhet të dini që ministri i Brendshëm e ndaloi kokainën i njoftuar nga të huajt, por pa vënë në dijeni kryeminstrin. I cili i vënë në rolin e dikujt që përdoret dhe nuk di gjë, u hakmorr duke kërkuar të marrë meritat.

Z. Berisha thotë se droga është Pazar i kryeministrit?

Unë them çfarë thotë Partia Demokratike. Nuk merrem me histori. Pra dua të them që z. Rama e kuptoi vonë se çfarë dëmi i bëri vetes me votën pro Turqisë për Jeruzalemin dhe synon të bllokojë faktorizimin e natyrshëm të opozitës duke përhapur thashetheme të tilla.

Si mund ta bëjë këtë ai?

Shikoni, Mother Jones është media e Soros dhe Soros është lobisti kryesor i z. Rama në Uashington. Me votën pro Turqisë, z. Rama në fakt i shërbeu kauzës së Sorosit, por lobimi për të në SHBA dhe pranë Trump është thuajse i pamundur. Atëherë duhet shmangur me çdo kusht suksesi I opozitës si faktor proamerikan. Le të pyesim z. Rama dhe të na kthejë përgjigje: Sa para ka shpenzuar për të marrë çmimin nga Komiteti për Trashëgiminë në SHBA? Sepse nëse flasim me termat e z. Rama dhe sejmenëve të tij mediatikë, çdo akt kërkon nga pas para. Nuk mjafton vetëm një muze Holokausti për të marrë atë çmim në një zyrë pranë Trump. Një çmim që do t’u thotë shqiptarëve se ja “unë votoj kundër SHBA, por jam parimor dhe nuk jam pro Turqisë”. Në fakt nuk është kështu aspak. Ato janë thjesht lobime me para që synojnë turbullimin e shqiptarëve për axhendën antiamerikane të Tiranës zyrtare.

Doni të thoni që ju nuk keni lidhje me rusët?

Absolutisht jo. Plus që edhe nga një pikëpamje pragmatiste, Rusia nuk do kërkonte të investonte në një forcë që përmbysi në vitin 1990 dominimin e saj në Shqipëri përmes partisë që sot drejtohet nga z. Rama. Më lejoni t’I drejtohem z. Rama përmes redaksisë së “Të Kripura”:

Z. Rama përdore kartën ruse kundër meje, nëse kështu do bindësh europianët e Brukselit për rrezikun rus ndaj Shqipërisë, bindje që mund të ndikojë pozitivisht për hapjen e negociatave. Lulzim Basha është këtu t’i shërbejë Shqipërisë dhe ti e di. Përdore emrin tim për Shqipërinë europiane, të cilën ti vetë nuk arrin dot kurrë ta realizosh.

Z. Basha kjo ishte e tepërt edhe për Walt Disney...

Je i ftuar për drekë po deshe. Aty ke liqeni. Mos e merr celularin me vete të lutem!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.