Sekseri i pareve apo i qareve?

Postuar në 18 Qershor, 2018 22:35

Fushata për shembjen e Teatrit Kombëtar i është besuar jo pa qëllim Erion Veliajt. Personazhit që ka marrë përsipër të bëjë sekserin e kompanisë Fusha shpk që po negocion të marrë truall dhe të ngre kulla. Rezistenca e aktorëve ka prishur punë mesa duket në një Pazar që qëndron mbi kryetarin e Bashkisë, i cili në këtë rast mund të negociojë një rikandidim për Bashkinë e Tiranës nëse e kryen me sukses misionin të cilin ka marrë përsipër.

Regjisori Robert Budina, i cili është një prej zërave që kundërshton shembjen e godinës deklaroi publikisht se në takimet që artistët kanë patur me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Presidentin Ilir Meta, këta të fundit u kanë thënë se paratë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar janë.

Në një vend serioz minimalisht duhet të kishte ballafaqim të pretendimeve, aq më tepër që referimet vijnë nga përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore. Nga ana tjetër, siç zbuloi aktori Mirush Kabashi, Veliaj operon me takime të veçuara për të bindur emrat e njohur që i kanë dalë kundër se ky është një bast personal i tij për të shtuar një sukses në pajën e tij të Tiranës.

 “Dje kemi pasur një ftesë nga zoti Veliaj së bashku me Robert Ndrenikën për të diskutuar. E gjykuam dhe shkuam. Kemi diksutuar 2 orë e gjysmë më mirë te themi do i shkonte kemi polemizuar. E dëgjuam. Ai ishte edhe me nënkryetarin zotin Mazniku në mos gaboj, ai shpjegoi me shifra kryesisht dhe shembuj dëshirën e tij që ti shtonte vetes një plus duke ndërtuar një teatër të ri në shërbim të komunitetit artistik, një teatër modern por këtu në gërmadhat e teatrit ekzistues”-theksoi Kabashi

Nëse këtu është vetëm sekser atëherë Veliaj mund të ecë edhe me logjikën që qare do ta ketë, për të thënë nesër se edhe Teatri u bë me pak zgjuarsi, përkushtim dhe asnjë lekë nga xhepi i Bashkisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.