Kallëzim NATO-s për përdorimin e uraniumit të varfëruar në Luftën e Kosovës

Postuar në 19 Qershor, 2018 13:55

Mund të rezultojë një ndër nismat që do të inkriminojë një komunitet të tërë vendesh. Agjencia serbe e lajmeve, B92, bën e dije për një ndërmarrje të qytetarëve serbë kundër NATO-s dhe përdorimit prej saj të uraniumit të varfëruar gjatë konflliktit të Kosovës në vitin 1999. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Shoqatës së Qytetarëve “Urani i varfëruar”, Sveto Nogo, sipas të cilit kallëzimet do të jenë individuale dhe nga përfaqësues të familjeve që kanë patur pjesëtarë të prekur nga kanceri që besohet se është shkaktuar nga përdorimi i substancës në fjalë gjatë bombardimeve të 19 viteve më parë. Nogo ka folur në një simpozium në qytetin e Nishit, që sipas serbëve besohet se është më i prekuri.

Ne do të bëjmë kallëzime kundër peshë shteteve dhe do ta bëjmë të ditur së shpejti se cilat janë ato

citohet Nogo.

Sipas tij ka një numër të shtuar pacientësh kancerogjenë që pas luftës dhe madje edhe bebesh të prekura nga sëmundja terminale. Kallëzimet do të paraqiten pranë gjykatave kombëtare të vendeve anëtare të NATO-s dhe këtu ka një pikë të rëndësishme. Gjykatat italiane kanë konfirmuar incidencën e ngjarjeve fatale si pasojë e përdorimit të uraniumit të varfëruar dhe prekjes së ushtarëve nga sëmundjet pas qëndrimit në territorin e bombarduar nga forcat e Aleancës.

Çështja nuk është vetëm morale, por edhe financiare. Sipas një përfaqësuesi serb, në Itali janë lëvruar kompensime që shkojnë nga 200 000 deri në 500 000 euro dhe një gjë e ngjashme do të kërkohet edhe nga qyetarët serbë.

Në aktivitetin e mbajtur për këtë qëllim ka folur edhe Domenico Leggero, anëtar i Komisionit për vlerësimin e pasojave të përdorimit të urnaiumit të varfëruar, sipas të cilit të gjitha vendimet e gjykatave në Itali kanë qenë në favor të ushtarëve. Në Itali janë shqyrtuar 80 raste dhe të gjithë janë kompensuar.

Çështja mund të hapë një precedent për përdorimin e municioneve në konflikte ushtarake, muncione të cilat prodhojnë pasoja mbi të pafajshëm. Po kështu nëse qyetatrët serbë përfitojnë kompensime, nuk është e papritur që edhe qytyetarë nga Kosova, të ndjekin të njëjtën rrugë. Në çdo rast, tema në fjalë do të kërkonte norma të reja për armët që përdoren, sa kohë që janë nisur konflikte shtetërore dhe ndërkombëtare bazuar mbi dyshime për posedim të armëve të shkatërrimit në masë. Uraniumi i varfëruar prodhon pasoja afatgjata dhe ai hyn tek armë që kanë efekte fatale dhe jashtë rrezes së veprimit ushtarak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.