Teatri Kombëtar/Pse nuk bëhet publik propozimi i kompanisë "Fusha sh.p.k"?

Postuar në 15 Qershor, 2018 12:55

Juristja Mirela Jorgo, që replikoi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, gjatë takimit të këtij të fundit me artistët, ka publikuar dje një shkrim në www.hashtag.al përm,es të cilit thotë se toka ku sot është Teatri Kombëtar, por edhe sheshi “Skënderbej” kanë qenë pronë e familjes Libohobva. Sipas Jorgos, që sjell edhe një skicë, ka disa pikëpyetje që kanë të bëjnë me transferimin e pronës dhe pretendimin e sotshëm të Bashkisë së Tiranës për transferimin e pronës.

Ky truall u ble ne 3 nëntor të 1938 nga Francesco Jacomoni di San Savino, lindur në Reggio Calabria , me banim në Tiranë si i dërguar i Jashtëzakonshëm e Ministër fuqiplotë pranë mbretit Zog. Kjo pronë sipas shkresave zyrtare të asaj kohe përbëhej nga një shtëpi në Lagjen S. Pasha të Tiranës e kopësht, të dyja me sipërfaqe komplesive 10625.31 metra katror, parcela kryesore e teatrit është 5522 m katror. Këto kaluan në shtet pas lufte ku përfshihet dhe Teatri me gjithë godinë e truall.

Me çfarë kufizimesh i është dhënë kjo pronë shtetërore Bashkisë së Tiranës dhe pse nuk bëhet transparente dosja?

pyet Jorgo.

Çështja në fjalë ka rëndësi për shkak se deri më tani, qoftë përmes projektligjit, qoftë përmes deklrimeve zyrtare, nuk është bërë e ditur asgjë zyrtare mbi pronësinë e tokës, mëyrën e kalimit të saj drejt privatit, arsyen se përse po projekti po ndiqet me ligj të veçantë dhe mbi të gjitha nuk është zbardhur i ashtuquajturi propozim i kompanisë “Fusha sh.p.k”. Janë të gjitha hollësi që bëjnë diferencën mes shkeljes ligjore, përgjegjësisë penale dhe zbatimit të ligjit dhe respektimit të interesit publik. Nuk është e qartë madje as nëse propozimi I kompanisë “Fusha” u ka shkaur zyrtarisht ministrive të linjës që janë përfshirë në procesin e negociimit të kontratës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.