Paratë publike drejt televizioneve private, Bordi i AMA-s nuk është njoftuar zyrtarisht

Postuar në 15 Qershor, 2018 15:34

Bordi i AMA-s nuk është thirrur për të diskutuar një projektligj të rëndësishëm të medias, i cili prek drejtpërdrejt xhepat e taksapaguesve. Bëhët fjalë për kërkesën e pronarëve të mediave të mëdha që kërkojnë 30 % të fondeve publike, e për të cilën anëtarja e bordit të AMA-s, Suela Musta thotë se po kalon pa konsultim drejt miratimit.

Në bordin e AMA-s nuk është hapur, nuk është publikuar një nismë e tillë dhe nuk iniciuar për diskutim apo për shtjellim dhe anëtarët e bordit nuk janë thirur në takimin konsultativ që kyetari i AMA me përfaqësuesit dhe pronarët e madias

deklaroi për TemaTv Suela Musta.

"Qëndrimi duhet të jetë mbi të gjitha mbi interesin publik dhe në respekt të ligjit të medias audiovizive dhe në respekt të kuadradit kushtetues që ka Shqipëria. Situatat të tilla duhet të diskutohen me një gjakftohtësi dhe mbi të gjitha me një profesionalizëm nga të gjitha palët", tha më tej anëtarja e bordit të AMA-s.    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.