Këshilltari për sigurinë i Kryeministrit: Kampi i luftëtarëve të ISIS, lajm i rremë i përhapur nga LSI-ja

Postuar në 15 Qershor, 2018 21:28

Këshilltari për Sigurinë i kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar gjatë një interviste për TemaTv se lajmi për krijimin e një kampi për luftëtar të ISIS që janë kthyer nga Siria është i rremë dhe është përhapur nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shumë prej atyre që kanë përhapur këtë lajm kanë qenë pjesë e miratimit të strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit në vitin 2015 për arsye se ju e dini që qeveria Rama 1 ishte qeveri koalicioni në të cilën kanë marrë pjesë edhe disa prej atyre që sot po ngrenë alarmin e rremë për këtë të ashtuquajturin kamp terroristësh në Shqipëri

tha Sandër Lleshi.

Ai ka sqaruar edhe idenë që është diskutuar me kryeministrin bullgar, Borissov e që konsiston në zgjerimin e qendrës për luftën kundër  terrorizmit dhe ekstremizimit, me synim koordinimin e përpjekjeve. Lleshi ka shtuar se për emigrantët Shqipëria ka një plan rezervë si çdo vend që është i ekspozuar ndaj rrugëkalimeve bazë të lëvizjes së tyre, por nuk ka ende një kërkesë lidhur me krijimin e një kampi të tillë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.