Opozitat fotokopje

Postuar në 14 Qershor, 2018 13:28

Zemërimin për marrëveshjen mes  Athinës dhe Shkupit kanë shprehur mbrëmë një grup protestuesish të jashtë parlamentit të Maqedonisë. Protestuesit, anëtarë të një organizate nacionaliste mbajtën fishekzjarre të ndezur, hodhën parulla dhe "premtuan" t’i bëhen pengesë qeverisë së Zoran Zaev. "Ne nuk do të lejojmë që të ndryshojë emrin" dhe "Zaev është tradhtar" ishin vetëm disa nga parullat që hodhën protetsuesit.

Mbështetësit e opozitës thonë se marrëveshja shkatërron identitetin kombëtar dhe historinë "e vendit dhe paralajmërojnë se  demonstrata të ngjashme do të mbahen edhe në ditët në vijim.Ndonëse një marrëveshje që u përshëndet nga faktori ndërkombëtar, opozita dhe presidenti Ivanov nuk janë dakord me emërtimin e ri “Maqedonia e Veriut”

Edhe opozita greke është kundër variantit që përmban termin “maqedoni” dhe paralajmëron protesta, si dhe një mocion mosbesimi për qeverinë, duke shfrytëzuar faktin që kundër marrëveshjes janë edhe “Grekët e Pavarur”, partnerë në koalicionin qeverisës. Por kryeministri grek Aleksis Cipras mbrojti marrëveshjen duke thënë se Greqia më shumë ka marrë sesa ka dhënë në negociatat me fqinjët. Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe është një hap i madh për tejkalimin e ngërçëve në Ballkan, por mesa duket opozitat vazhdojnë të kenë axhendat e veta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.