Pritet të rriten qiratë e shtëpive, tatimet kërkojnë 15%-in

Postuar në 13 Qershor, 2018 12:34

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga pronarët që japin shtëpi me qira duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin 15% jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm. Një taksë që ekziston me ligj që prej vitit 1998, por që është neglizhuar ose nuk është mbledhur siç duhet.

“Përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të të ardhurave, të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është kryer pagesa. Personat duhet të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore”-thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Më tejt tatimet paralajmërojnë se se do të ndërmarrin të gjitha masat, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por edhe për të lehtësuar realizimin e detyrimeve ligjore. Formalizimi i kësaj kategorie pritet të japë efekte në rritjen e çmimit të qerave për apartamentet e banimit, apo ambjentet e bizneseve me të paktën 15 %. Një tjetër barrë kjo pas rivlerësimit të taksës së pronës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.