Nën hijen e Erdogan dhe kundër refugjatëve

Postuar në 13 Qershor, 2018 13:45

Kryeministri i Shqipërisë thotë se është i përgatitur për çdo influencë negative që mund t’i vijë sistemit arsimor në Shqipëri nga organizata “Feto” e klerikut Ftullah Gylen. Këtë ka pohuar Edi Rama të paktën për agjencinë turke të lajmëve Anadolu, duke iu përgjigjur interesit për aktivitetin e organizatës, që Erdogan e cilëson si terroriste.  

Është me shumë rëndësi të kuptohet se ne jemi të përkushtuar për të ofruar një shërbim sa më të mirë arsimor në të gjithë territorin dhe paralelisht patjetër për të mos lejuar që influenca negative të natyrës që ju përmendet (kërcënimit të FETO-s) të kenë hapësirë dhe të cenojnë pikërisht misionin që ka arsimi në Shqipëri”-deklaron kryeministri Rama për AA.

Rama rreshtohet me Erdogan sa i takon grushtit të shtetit në Turqi dhe flet për kërcënim serioz të cilin Shqipëria e kishte kuptuar që në fillim.

Ne jemi shumë të vëmendshëm. Kemi të gjitha arsyet të mbetemi shumë të vendosur në qëndrimin e shprehur që në minutat e para të grusht shtetit se bëhej fjalë dhe bëhet fjalë për një kërcënim serioz, që ne nuk do të donim në asnjë mënyrë ta shikonim, në asnjë formë sado margjinale në vendin tonë”-theksoi kryeministri shqiptar.

Është folur shumë herë për investimet turke dhe për të parën herë kryeministri shqiptar është skepitik se projektet që ka lançuar si aeroporti i Vlorës apo Air Albania mund të zvarriten

 “Për sa i përket aeroportit të ri ndërkombëtar në Vlorë, ne jemi në një fazë të avancuar negociatash bazuar në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe synimi është që aeroporti të jetë gati përpara fundit të vitit 2020. Shpresoj që aspektet proceduriale dhe procesi i negociatave të mos zgjaten, në mënyrë që ne të kemi gjithë mundësi që të realizojmë këtë objektiv”-deklaroi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.