Zyrtare, themelohet "Maqedonia Veriore"

Postuar në 12 Qershor, 2018 19:55

"Maqedonia Veriore" ose "Severna Makedonija" është emri i dakordësuar mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë. Këtë e konfirmoi kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas bisedës së dytë telefonike që kishte me homologun Zoran Zaev.

Mediat greke shkruajnë se kjo zgjidhje i lejon Greqisë "të përvetësojë" historinë e Maqedonisë së lashtë, e cila përdorej si referencë edhe nga vendi fqinj. Të njëjtat burime theksojnë se "marrëveshja parashikon që Greqia të heqë veton vetëm pasi të përfundojë shqyrtimi i kushtetutshmërisë nga Shkupi.

Ftesa për në NATO dhe hapja e fondeve nga BE do të bëhet me ratifikimin nga parlamenti maqedonas të Konventës, por pranimi i saj në NATO dhe BE do të bëhet vetëm pas rishikimit të kushtetues. Në njoftimim thuhet se "qeveria greke arrin të zgjidhë një problem që ka zvarritur për më shumë se njëzet e pesë vjet diplomacinë dhe shoqërinë greke, duke promovuar stabilitet dhe bashkëpunim në një kohë shumë kritike për rajonin, dhe duke theksuar rolin e saj kyç për sigurinë dhe paqen në Ballkan"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.