CNN tallet me marrëveshjen historike

Postuar në 12 Qershor, 2018 12:27

Lajmi i marrëveshjes historike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit komunist të Koresë së Veriut është raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, por pa ndonjë entusiazëm të veçantë për impaktin që do të ketë në zhvillimet globale takimi i konsevatorit Trump me diktatorin komunist Kim.

CNN ka shkuar edhe më tej duke e diskutuar këtë zhvillim botëror me ish-basketbollistin amerikan Denis Rodman, një mbështetës i deklaruar i presidentit Trump dhe mik i Kim Jong Un-it gjithashtu. Ngazëllim dhe lot nga ish-ylli i NBA nën ekkluzivitetin e CNN.

“E dija që gjërat do të ndryshonin. E dija. Unë kam qenë i vetmi”- tha ish basketbollisti amerikan, i cili mbante në kokë kapelen e fushatës së Donald Trum me sloganin Ta bëjmë amerikën sërish madhështore. CNN thotë se kishte qenë premtimi i Kim Jong ndaj Rodman se do të pranonte një takim me presidentin amerikan, nëse SHBA do të tërhiqte forcat ushtarake nga Koreja e Jugut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.