Çarmatoset Koreja e Veriut

Postuar në 12 Qershor, 2018 03:47

Samiti mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut është bërë realitet duke shkruar një moment historic dhe kapërcyer dyshimet e momentit të fundit që e vunë në pikëpyetje atë. Mediat kanë përcjellë momentet e takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong-un në Singapor, në hotelin “Capella” në Sentosa.

Ky është takimi i parë në shumë vjet dhe ai pritet të përcaktojë një kurs të ri për situatën e sigurisë globale, veçanërisht të asaj në Azi dhe Paqësor. Trump ka postuar një status në tuiter,  përmes të cilit ka shprehur shpresën e kujdesshme për çarmatosjen bërthamore të Koresë. Edhe sekretari i Shtetit , Pomepo ka bërë thirrje për maturi duke paralajmëruar se heqja dorë nga arsenali bërthamor, është një opsion që duhet parë në proces.

 Aktori kryesor i interesuar në suksesin e këtij takimi është Koreja e Jugut që është në gjendje permanete alarmi ushtarak që nga fundit i Luftës së Koresë në vitin 1953. Është ende herët për të folur për marrëveshje dhe për të kuptuar implikimet e këtij zhvillimi historik, por nuk kanë munguar zërat se një pak mes të dy vendeve do të hapte rrugën që SHBA të lante hesapet me Iranin në Lindjen e Mesme, një tjetër rajon me rëndësi strategjike për të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.