Trajtimi me leukocite, terapi shëruese për kancerin

Postuar në 11 Qershor, 2018 12:39

Judy Perkins, një inxhiniere nga Florida, ishte vetëm 49 vjeç kur mësoi nga mjekët se kishte ende 3 tre muaj jetë. Kanceri i gjirit me të cilin ishte diagnostikuar kishte avancuar, pavarësisht cikleve të përsëritura të kimioterapisë dhe terapive hormonale. Sëmundja ishte përhapur edhe në organe të tjera, si mëlçisë. "Situata ime ishte përkeqësuar shumë, kam pasur një tumor që më kishte detyruar ta kaloja gjithë ditën pa lëvizur në mënyrë që të shmangia dhimbjen. Unë isha dorëzuar"- tregoi ajo për mediat.

Teksa kishte humbur çdo shpresë u shfaq një mundësi që i dha shpresë për të vazhduar për të luftën. Mjekë nga Instituti Kombëtar i Kancerit (NCI) e Shteteve të Bashkuara në Maryland i sugjeruan zonjës  Perkins t’i nënshtrohej një terapie të re të bazuar në përdorimin e limfociteve të vetë pacientit. Një terapi që stimulon sistemin imunitar për të luftuar tumoret. Falë këtij trajtimi, dy vjet më vonë, Judy Perkins është krejtësisht e shëruar nga kanceri. Në sajë të këtij trajtimi u kthye në punën që kishte braktisur. Dhe kjo i detyrohet të "luftës" që ka hapur mjekësia me kanceri, ku fitoret e shkencës ndodhin gjithnjë e më shpesh dhe ku imunoterapia po fiton gjithmonë e më shumë terren.

http://www.tovima.gr/science/article/?aid=988041

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.