Shembja e Teatrit, aktorët paralajmërojnë grevë urie

Postuar në 10 Qershor, 2018 22:47

Pak orë pasi Partia Demokratike bëri publik procedurën që po ndjek qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar, një pjesë e aktorëve që kundërshtojnë këtë projekt kanë paralajmëruar grevë urie. 

"Kam përshtypjen që jeni shumë të butë. Nuk ka më vend për të qenë njerëzorë, nuk ka më vend për të qenë ne njerëzit që marrim përsipër të shkojmë të bisedojmë, jemi ne që të duhet marrim në dorë fatet e këtij teatri, ne dhe të gjithë qytetarët. Ky teatër nuk do të shembet! O kryeministër që të gënjen mendja që je dikushi, që mund të bësh ç’të duash me teatrin. Të gjithë bashkë ne do shkojmë në grevë urie. Vetëm mbi trupat tanë do e shembni. Dhe nuk e kujtoj ku janë aktorët e tjerë. Ça ju ka ngelur më t’ju bëjë drejtori juaj? Ça ju ka ngelur më t’ju bëjë kryeministri juaj? Ore njerëz a jeni në vete apo nuk jeni? Deri ku do shkojmë ore? Do na përdhunojnë ndonjë ditë more!! Nuk ka më vend për tolerancë, e vetmja rrugë është lufta. Tashmë merrni hunjtë shokë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo nuk do firma, apo nuk do kryeministri"- deklaroi  Arben Derhemi. 

Robert Ndrenika e krahasoi kryeministrin me presidentin turk Erdogan dhe kërkoi mbështje politike për të mos lejuar qeverinë të konkretizojë projektin e shembjen e teatrit.
“Nuk marrë vesh seç po ndodh. Kemi qenë tek presidenti nga ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe  tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga partia socialiste është me ne. Vetëm Erdogani i bën këto punë, duhet që të ulemi në bisedime"- ka thënë Ndrenika.

Ndërsa aktori tjetër Mirush Kabashi, fjalën e tij e ka përcjell me anë një poezie të Ali Asllanit. “Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”, ishte  një nga vargjet e recituara nga Kabashi, por e përshtatur për rastin e sotëm.

.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.