Hapi i parë i qeverisë/Zv.ministrja e Brendshme: Kemi kapacitete për të pritur emigrantë

Postuar në 11 Qershor, 2018 15:49

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë këro ditë çdo aludim se në Shqipëri do të ngrihet një kamp për refugjatët apo për azilantët. Përmes disa deklaratave të veta, qeveria i ka cilësuar këto lajme si trillime dhe fantazi. Por në një prononcim për Tv Klan, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, thotë se vendi ynë i ka kapacitetet për të përballur një fluks azilantësh. Sipas saj, deri në momentin e tanishëm nuk ka një kërkesë zyratre nga Bashkimi Europian.

Shqipëria nuk ka asnjë njoftim nga vendet e BE-së, apo nga Komisioni Europian për ngritjen e qendrave të azilantëve. Do t’i takojë qeverisë shqiptare të marrë një vendim nëse nga Brukseli do të kërkohet që në Shqipëri të ngrihet një kamp emigrantësh. Nëse një gjë e tillë do të kërkohet qeveria shqiptare do të marrë një vendim të tillë. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantë të tillë

është shprehur ajo.

Ky është një mesazh që konfirmon gatishmërinë e qeverisë për të pritur emigrantët dhe për të krijuar qendra për ta në kushtet kur në BE po duan që t’i largojnë emigrantët nga vendet brenda unionit, nërkohë që prej janarit, në Shqipëri kanë hyrë 2300 emigrantë të paligjshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.