E përjashtojnë nga sistemi, ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla hap portalin investigativ www.mbamamend.al

Postuar në 11 Qershor, 2018 14:35

Ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet. Me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Llalla nuk ka të drejtë të punojë në sistem për një dekadë e gjysmë ndërkohë që i është ndërprerë procesi I vettingut. Z. Llalla shpëton kështu kontrollin mbi pasurinë, por ai mbetet pa profesion, sidomos nëse vendoset se avokatët duhet t’I nënshtrohen vettingut.

Redaksia e “Të Kripura” kontaktoi stafin e z. Llalla dhe mori vesh se ish-prokuori ka ndërmend të angazhohet në media dhe publicistikë. Sipas këtyre të dhënave ai do të hapë së shpejti një portal investigativ që do të quhet: www.mbamamend.al.

Një zhvillim me siguri dramatik e që mund të ndikojë në karrierat e shumë politikanëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.