“Fuck Trump!”

Postuar në 11 Qershor, 2018 09:06

Antipatia e Robert De Niro-s  për Donald Trump është e njohur, pasi aktori i famshëm hollivudian ka shprehur shumë herë përbuzjen e tij për presidentit amerikan dhe çfarë ai përfaqëson.

Megjithatë, skena që u shpalos në skenën e çmimeve Tony  përbën protestën më të fortë të yllit hollivudian. De Niro nuk hezitoi të qëndrojë në skenë përpara mijëra njerëzve dhe të  tregojë se çfarë mendon në të vërtetë për Trump. Fjalia e parë që doli nga goja e 74-vjeçarit, kur ai hyri në skenë ishte: "Dua t'ju them një gjë. Trump, shko qi...u”(Fuck Trump).

CBS u kujdes të censuruojë aktorin duke i mbyllur mikrofonin në sekuencat e papërshtatshme. Megjithatë, disa video me hyrjen e pacensuruar të aktorit u shfaqën në internet. De Niro shtoi: "Në këto kohë të rrezikshme, ne duhet vazhdimisht të luftojmë për të vërtetën, transparencën dhe integritetin në qeverisje. Dhe një Zot e di sa kemi nevojë për të gjitha këto tani”. Shumë nga shikuesit qëndronin në këmbë dhe e shoqëruan me duartrokitje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.