Mbyllja e xhamive në Austri, Erdogan: Drejt një lufte mes kryqit dhe gjysmëhënës

Postuar në 10 Qershor, 2018 10:07

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi kritika të ashpra ndaj kancelarit austriak,  Sebastian Kurz pas vendimit të këtij të fundit  për të mbyllur disa xhami në Austri, që sipas tij ishin promovuese të islamit politik.

"Këto masa të miratuara nga kancelari austriak, kam frikë se do ta udhëheqin botën në një luftë në mes të kryqit dhe gjysmëhënës”- tha Erdogan në një fjalim të shtunën në mbrëmje në Stamboll.

Deklarata e presidentit turk Erdogan vjen një ditë pas vendimit të qeverisë konservatore të Austrisë për  mbylljen e 7 xhamive që financohen nga Ankaraja dhe deportimin e 60 imamëve që pretendohet se propagandonin “islamin politik".

"Ata thonë se do t'i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Mendoni se nuk do të reagojmë nëse ata e bëjnë këtë gjë?”-tha Presidenti turk, pa dhënë më shumë detaje të mbi qëndrimin që do të mbajë Ankaraja.

Zëdhënës i presidentit turk, Ibrahim Kalin, e quajti  "islamofob" dhe "racist" vendimin e Vjenës. Austria, një vend me 8.8 milionë banorë, numëron rreth 600,000 muslimanë, shumica e të cilëve janë turq ose me origjinë turke. Ankaraja vijon të mbajë tone të larta me Brukselin dhe së fundi edhe me Austrinë për çështjen e emigrantëve dhe diskriminimit fetar. Kjo retorikë favorizon më së shumti presidentin turk Erdogan, në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe problemeve me zhvlerësimin e monedhës vendase.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.