Sondazhi, një në 10 persona kontrollojnë celularin gjatë marrëdhënieve seksuale

Postuar në 09 Qershor, 2018 14:13

 Një sondazh i raportuar nga mediat në ShBA evidenton më së miri karakterin invadues të teknologjisë mbi zakonet tona, e tanimë edhe në procese veçanërisht intime si marrëdhëniet seksuale. Sipas sondazhit të kryer nga SureCall, një në çdo 10 persona nga 1000 të pyetur shohin celularin gjatë kohës që janë duke kryer marrëdhënie seksuale.
Incidenca më e lartë e kësaj shfaqjeje të re të ndërveprimit shqisor me botën gjatë aktit, është tek mosha 18-34 vjeç, gati dyfish sa ajo në moshën 35-51. Çudia në fjalë, e provuar tashmë si e dhënë statistikore në ShBA, pason një tjetër studim, i kryer nga universiteti Baylor në Teksas, sipas të cilit 46% e njerëzve të përfshirë në një lidhje deklaruan se ishin shpërfillur nga partnerët që i kushtojnë më shumë vëmendje telefonit. 

Të zgjedhësh telefonin përkundrejt partnerit çoj në nivele të ulëta të kënaqësisë në marrëdhënie dhe nivele të larta depresioni

citohet studimi.
Duket se diçka serioze po prek raportet njerëzore dhe transformon natyrën e sjelljes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.