Në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp refugjatësh

Postuar në 07 Qershor, 2018 21:18

Në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp refugjatësh për emigrantët nga Lindja e Mesme. Klan Plus raporton se Austria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka i propozuan sot Brukselit, si zgjidhje përfundimtare për refugjatët, ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Të njëjtat burime konfirmuan se kancelari Kurz nuk e bëri të ditur emrin e shtetit që ka pranuar të strehojë të gjithë emigrantët e paligjshëm që sillen nëpër kufijtë ballkanikë dhe ata që kanë arritur të hynë në kufijtë evropiane, por nga burime diplomatike mësohet se një ndër me favoritet është Shqipëria.

“Propozimi ynë është që këtyre njerëzve që janë në kërkim të azilit t’u ofrohet mbrojtje humanitare jashtë kufijve të BE-së, në një vend brenda kontinentit tonë. Kemi nisur kontaktet për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe ka progres deri tani në diskutimin e kësaj çështjeje”-mësohet të jetë shprehur Kurz.

Lajmi vjen pak ditë pasi Vienën e vizitoi kryeministri Rama, ku pjesë kryesore e konferencës  me kancelarin austriak ishte çështja e emigrantëve. Madje Kurz premtoi mbështetja financiare për Shqipërinë në këtë drejtim. Nuk dihet nëse ky premtim lidhet pikërisht me projektin për ngritjen e një kampi refugjatësh në vendin tonë. Nga pala shqiptare nuk është përmendur një mundësi e tillë, por nuk është çudi që Tirana të ketë thënë po, për shumë arsye, ku më kryesorja është ajo që lidhet me nevojën  për të hapur negociatat.  Qeveria shqiptare ka precedentë për mungesë transparence në marrjen e vendimeve të tilla, sikurse ndodhi me muxhahedinët apo armët kimike. Disa ditë më parë, kryeministri bullgar Borisov propozoi që edhe luftëtarët e kthyer të Shtetit Islamik të administrohen nga një qendër koordinimi në kryeqytetin shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.