Mrojtje e hapur për Xhafën nga ambasadori Lu

Postuar në 07 Qershor, 2018 18:30

Opozita do ta interpretonte si takim të ambasadorit amerikan me vëllain e një trafikanti droge, vizitën në zyrë dhe më pas lëvizjen me të njëjtën makinë të Donald Lu-së dhe Fatmir Xhafës. Në gjuhën politike vizita të tilla përkthehen në mesazhe të qarta mbështetje për atë që shfaqet në krah të ambasadorit.

Kësisoj edhe takimi i kësaj të enjte i ministrit të Brendshëm me ambasadorin amerikan ishte një lëvizje që amortizon akoma më shumë betejën e opozitës për të shkarkuar ministrin. Kjo sepse edhe ambasadori në një koment pas takimit hedh dyshime mbi vërtetësinë e audiopërgjimit, ndërkohë që lë të nënkuptohet se largimi i Xhafës pengon arrestimin e drejtuesve të rëndësishëm të krimit të organizuar në vend.

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”-thuhet në komentin e ambasadorit amerikan.

Me pak fjalë, sipas ambasadorit është qëndrimi i opozitës që mund të përkthehet si një përpjekje për të ndaluar arrestimin e drejtuesve të rrezikshëm të krimit të organizuar në vend.  Nga ana e saj Partia Demokratike vazhdon të mbahet pas kauzës që themeloi me videopërgjimin e “Babales”, i cili u dergua pako postale ne Kosove ku  pret të fitojë statusin e azilantit politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.