Izrael/Nismë për njohjen ndërkombëtare të sovranitetit mbi Lartësitë Golan

Postuar në 07 Qershor, 2018 00:20

Pas njohjes së Jeruzalemit nga SHBA si kryeqytet,vjen lëvizja e radhës. Mediat raportojnë për një konferencë të thirrur nga anëtari i Parlamentit izraelit, Yair Lapid në të cilën është bërë thirrje që Lartësitë Golan të njihen si pjesë e Izraelit.

Ju drejtohem Ju, Donald Trump, president I SHBA-së, nga Parlamenti i Izraelit: pas lëvizjes suaj kurajoze për Izraelin me njohjen e Jeruzalemit kryeqytet dhe zhvendosjen e ambasadës, njihni tani sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan

citohet Lapid.

Një konferencë që i bën jehonë një politike të jashtme amerikane që synon të shkundë ekuilibrin e deritanishëm në rajon e për të cilin janë të interesuar edhe disa shtete arabe. Në të njëjtin aktivitet ka folur edhe ish-këshilltari i kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, Uzi Arad, sipas të cilit në vitin 2009 u zhvilluan negociata me Sirinë për shkëmbimin e territoreve, por që u refuzuan nga Assadi. Sipas Arad u përvijua një plan sipas të cilit Jordania dhe Arabia Saudite ishin në dijeni të tij dhe ai parashikonte dhënien Sirisë të një territori të barabartë me pjesën që do merrte Izraeli nga Lartësitë Golan, të cilën pranonte ta dhuronte Jordania. Po kështu Arabia Saudite do t’i jepte Jordanisë një rrip të gjatë 10 km në jug të Aqabas dhe në këmbim do të merrte një pjesë tjetër gjatë kufirit të përbashkët.

Netanyahu zhvilloi negociata indirekte me psikopatin Assad për lëshimin e Lartësive Golan

tha Arad.

Ky pohim evidenton një tjetër aspekt që mund të ketë ushqyer angazhimin ndërkombëtar kundër presidentit sirian që sot duket se i ka forcuar pozitat.

Lartësitë Golan u morën nga Izraeli – në pjesën më të madhe- pas Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967, që e riafirmoi kontrollin dhe madje e zgjeroi atë me Luftën e Yom Kipur në vitin 1974. Në zonën me sipërfaqe 1800 km2 ndodhen edhe trupa të OKB-së, ndërkohë që kjo e fundit ka miratuar një rezolutë të posaçme me numër 242 që i cilëson ato si territor i pushtuar. Po kështu pas vitit 1981, kur Izraeli kalloi ligjin për administrimin e Lartësive Golan, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, miratoi një tjetër rezolutë e cila e shpallte atë nul dhe pa asnjë vlerë.

Lufta e rezolutave paraqet këtu një tjetër aspekt që mund të përsëritet së shpejti në OKB, e ku duket se SHBA po mban shënim ata që votojnë pro dhe kundër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.