Gazetarët shqiptarë, një bandë amatorësh

Postuar në 06 Qershor, 2018 13:55
Gëzim Mekuli

Gazetaria shqipe është dogmatike. Gazetaria politike shqipe është e sëmurë. Ajo është e infektuar nga tregimet erotike dhe nga gazetaria sportive. Gazetara shqipe vuan nga cektësia dhe mungesa serioze e rëndësisë. Simptomat e kësaj gazetarie janë: “mentaliteti tufë”, “skandalet”, “konfliktet”, "ndërtimi i realiteteve", dhe mashtrimin kolektiv nga lajmi i kontrolluar. Si pasojë e këtij "komunikimi", politika po zhvlerësohet. Sëmundja ka përfshi dhe ka dëmtuar mbulimin e lajmeve dhe ka kaluar tek debatet televizive si dhe tek opinionistët/analistët politik:

Gazetaria e Tiranës dhe Prishtinës nuk ka plotësuar kërkesat kryesore profesionale dhe, nuk ka njohuri të mjaftueshme për të kuptuar rolin e saj si aktorë kritik politik e social. Thënë ndryshe: Gazetarët shqiptarë janë një bandë amatorësh që, si lëmoshë, u është falë një pjesë e mirë e fuqisë politike - dhe kjo është serioze për hapsirën tonë publike.

Po, akuzoj gazetarinë shqipe sepse kjo po e shmang vëmendjen publike nga çështjet politike duke e drejtuar vëmendjen "diku tjetër" e në personifikim të politikanëve. Mendoni se loja "miqësore" Shqipëri - Kosovë ishte e rastësishme në kohën dhe vendin ku zhvillohej? Besoni se sporti nuk po përdoret për krijim të një identiteti të ri brenda shqiptarëve të Kosovës? Besoni akoma se "krizat" në partitë politike, veçanërisht në atë opozitare, janë të rastësishme? Besoni se "arrestimi" i politikanëve serb ishte i paqëllimshëm? Po treni nga Beogradi me shkrime "Kosovo je Srbija", mendoni se ishte i rastësishëm dhe i paorganizuar me pushtetarët e Kosovës? Mendoni se është e rastësishme bërja publike e përgjimeve telefonike të njerëzve kryesorë të politikës së Kosovës? Dyshoj! Përse tani ky shpërqendrim i opinionit nga çështja politike tek fokusimi në person: Tek Xhavit Haliti, Adem Grabovci, tek Hashim Thaçi, tek Kadri Veseli e tek banditët e tjerë?!

Është bërë zakon i gazetarëve shqiptarë, që sapo një politikan të jetë shprehur në publik, këta menjëherë fantazojnë një interpretim autoritativ të politikanit dhe pyesin se “çfarë po ndodh brenda kokës së tij” dhe se “çka në të vërtetë, është duke u përpjekur për të arritur ai”.
Gazetarët zgjedhin këtë mënyrë për të folur rreth politikanëve, në vend se të flasin drejtëpërdrejtë me ta. Ata kapen më shumë për individët, intrigat dhe lojërat, sesa me  ndodhinë e me qytetarin: Shqiptarët janë, kryesisht, të preokopuar me çështjen, jo me lojën, jo me gjoksin e as me sytjenat e deputetës. Shikuesit televiziv duan të kenë politikanë të cilët paraqesin zgjidhjet e tyre politike, e jo grindjet dhe veçoritë e tyre personale. Kjo logjikë mediatike po sajon politikanët dhe po brymosë procesin e keq politik. Kjo gazetari e sëmurë po krijon edhe të mënduarit tonë kolektiv.

Fjala e tyre në publik është zhgënjyese dhe njerëzit janë më pak të angazhuar në politikë, sesa që ishte dashur të jetë.

Këta, ndoshta, edhe e duan një situatë të re, ku: "Gazetaria dhe politika vendosin për "të bërë njëri-tjetrin të pastër e të mirë". Kjo është e keqe. Këtë përkeqje intelegjente kolektive e pashë dhe e përjetova sa isha në Kosovë, e në pushime në Shqipëri.

Gazetarët shqiptarë duhet ta dinë se nuk janë spektatorë të lojës politike. Ata janë edhe lojtarë aktiv në skenën politike dhe, janë mu këta që po bashkëndihmojnë për të krijuar "realitetet e rrejshme politike". Këta janë aktorë politik. Vështrues janë më pak por, këta njëkohësisht po kontrollojnë edhe mediat e tyre. Si pasojë ne po bëhemi më budallenjë dhe më dekadent.

Për një debat më të mirë politik në Tiranë e Prishtinë do të duhej: 

1. Shfuqizimin e diktaturës së opinionistëve/analistëve. Le të kemi më pak gazetarë-specialistë, të cilët do t’i tregoni popullit «"të vërtetën".

2. Hedhja në plehra e shumë udhëheqësve të emisononeve debatuese, që paguhen me mijëra euro nga grupet e ndryshme të interesit.

3. Bërja e disa lloje të programeve të lajmeve dhe të debateve. Të krijohet hapsirë dhe kohë për debatet me mundësi spjegimi e argumentimi të mëtejshme publike për çështjet më komplekse kombëtare.

4. Ringritja e informimit publik si dhe bërja e disa programeve televizive, të cilat kanë të bëjnë për të gjitha çështje politike, - çfarë palët mendojnë rreth tyre, e jo për politikanët dhe lojërat në mes tyre- .

5. Më shumë debat për median në media. Është koha e fundit që gazetarët të zgjasin mandatin e tyre për kritikën dhe të jenë kritik për gazetarë të tjerë.

Në fund fare; Politikanët kurrë nuk do ta rimarrin fuqinë e tyre që e dorëzuan dhe, gazetarët kurrë nuk do ta pranojnë se ata kanë një rol djallëzor në politikë.

Comments

Submitted by i vetmi beg n' ... (not verified) on

Artikull me te mire dhe me te qelluar nuk kam lexuar ne dy dekadat e fundit, qe spjegon mjerimin dhe perspektiven tone (Shqiperi- Kosove)
qe tregon se kush jane Batonat, Beratat, kerQukat, Adriatiku apo Rakipat, Blendat, Myftarajt etj. etj. Politikanet u treguam me Demarkacion dhe me Deportim tek Erdogani, e per pasoje ne nuk meritojme shtet me thaqa, me meta, me berisha (e sa per rime) edhe me bleta...
sa per fund Zoti u paqte e u rruajt...
Bravo e madhe per Gezimin!!!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Gezim Mekuli, ti e ke vertet mire per gazetaret, po a mund te tregosh se cfare nuk eshte amatore ne Shqiperi e Kosove, duke filluar qe nga kryeministrat e deri ke pastrueset e rrugeve jane amatore. Demin me te madh ne keto mender shtete amatoresh e bjene ata qe jane sa me lart ne administraten shteterore. Gazetaret vec ndonje pordhe leshojne aty ketu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.