Weinstein nuk pranon akuzat

Postuar në 06 Qershor, 2018 00:25

Ish-producenti i Hollywood, Harvey Weinstein, i cili po ndiqet penalisht për një përdhunim  në vitin 2013 dhe një sulm seksual në vitin 2004, nuk pranoi asnjë fajësi për akuzat. 66-vjeçari, i cili ka qenë i akuzuar nga rreth 100 gra muajt e fundit, u paraqit në gjykatë në Manhatan, me një kostum të errët dhe kravatë

Avokati i tij, Ben Brafman kujtoi se të gjithë të pandehurit konsiderohen të pafajshëm deri sa të provohet e kundërta. Ai deklaroi se klienti i tij, nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale pa konsensus dhe u shpreh i shqetësuar se pretendimet e përsëritura kundër klientit të tij mund të ndikojnë në opinionin publik. Gruaja që e akuzon atë për sulm seksual është Lucy Evans, një konsulente marketingu që dikur aspironte të bëhej aktore.

Raste të ngjashme janë duke u verifikuar edhe në Los Angeles dhe Londër, por deri tani vetëm prokurorët në Nju Jork e kanë ndjekur penalisht. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që producenti të deklarohet "fajtor" për të negociuar një dënim më të reduktuar.  Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burg prej 25 vjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.