Luftë me lekun për të “shpëtuar” euron

Postuar në 06 Qershor, 2018 17:41

Pikiata e euros ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor për të frenuar një dobësim të mëtejshëm të monedhës europiane.

Pas një mbledhjeje të Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Gent Sejko pranoi se ka një tepricë të valutës europiane në treg dhe se Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë me një operacion që prek kursin e këmbimit dhe normën e interesit të lekut.

Kështu Banka vendosi të blejë sasi valute të huaj në treg për dhe paralelisht tëulë edhe normën bazë të interesit të lekut me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në nivelin 1%.

Sejko tha se bordi e mori këtë vendim i detyruar nga rrethanat, pasi rritja e vlerës së lekut po kërcënonte stabillitetin e çmimeve. Ulja e normës bazë të interesit të lekut, pritet të shoqërohet me një ulje të vlerës së tij në treg. Kjo nismë do të ulë koston e kredisë së re, ndërsa interesi i depozitave në lekë pritet të bjerë më tej.

Comments

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

jo valute te huaj por flori. Kete e kane bere edhe te tjeret si p.sh.: nje Qytetshtet i pasur ne mend e para ne bregun perballe durresit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.