Indeksi Global i Paqes, Shqipëria në vend të 52-të

Postuar në 06 Qershor, 2018 16:12

Instituti për Ekonomi dhe Paqe me qendër në Sidnei ka publikuar indeksin e tij për paqen në botë për vitin 2018. Sipas të dhënave të këtij raporti, paqja në botë është përkeqësuarpër të katërtin vit radhazi duke shprehur edhe njëherë përcaktimin e koha e sotme është përherë e më e trazuar. Në matjen e institutit kanë hjyrë 163 vende dhe territore, ajo mbulon 99.7% të popullsisë botërore dhe për këtë qëllim përdoren 23 indikatorë sasiorë dhe cilësorë nga ato që Instituti I konsideron si “burime të respektuara”.

Në krahasim me një vit më parë niveli i paqes në botë është përkeqësuar me 0.27%, në kuadër të të cilit 92 vende kanë njohur përkeqësim, 71 përmirësim.

Shqipëria renditet në vendin e 52-të me një përmirësim prej shtatë pikësh, një pozicionim i mirë qoftë edhe në krahasim me rajonin ku spikat Bosnja dhe Greqia si vende me tensione.

Kostoja ekonomike e dhunës në ekonominë globale për vitin 2017 ishte 14.76 tirlion dollar, matur për nga vlera e fuqisë blerëse. Kjo është rreth 12.4% të aktivitetit ekonomik ose 1.988$ për person.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.