Pezullimi i Shengenit në gjashtë vende të BE-së/ 50 miliardë € dëm në dy vjet

Postuar në 05 Qershor, 2018 22:55

Javën e kaluar Parlamenti Europian miratoi një rezolutë me 439 vota pro, 157 kundër dhe 80 abstenime përmes së cilës i bëhet thirrje gjashtë shteteve të BE-së që kanë vendosur kontrollet kufitare të rikthejnë rregullat e lëvizjes së lirë.

Në një opinion në gazetën e njohur “Avvenire”, Gianfranco Marcelli, shkruan për dëmin ekonomik që sjell rivendosja e kontrolleve kufitare nga gjashtë vendet në fjalë konkretisht nga Gjermania, Franca, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Sipas Mercellit, dëmi që vjen nga kjo ndalesë shkon nga 25-50 miliardë euro në dy vitet qëkurse këto rregulla janë rikthyer. Bëhet fjalë për një lëvizje ditore prej 700 mijë njerëzish që kalojnë kufijtë nacionalë në BE dhe në këtë kuadër nëse kontrollet do të rivendosen në të gjitha vendet anëtare dëmi do të kapte shifrën nga 100-230 miliardë euro, pa llogaritur këtu 500 milionë euro të shpenzuara nga disa qeveri  për të ngritur barrier që shkojnë deri në 1200 kilometra.

Rezoluta e PE-së u shoqërua me një paralajmërim nga relatori i saj, portugezi Carelos Coelho, sipas të cilit “nëse Shengen vdes, edhe Europa e qytetarëve që kemi sot, do të zhduket”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.