FAZ: Gjermania përfiton 4.5 mld euro për refugjatët

Postuar në 02 Qershor, 2018 10:04

4.5 miliardë euro do të marrë Gjermanina nga BE për çështjen e refugjatëve. Këto para janë pjesë e buxhetit evropian për periudhën nga  2021 deri më 2027.

Deri atëherë, mbetet shumë për t'u bërë. "Ne nuk kemi avancuar kaq shumë" tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Zaimpert duke u përpjekur të zbusë impaktin e lajmit të publikuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Për çdo qytetar jashtë BE-së, Gjermania do të marrë 2,800 €. Megjithatë, edhe vendet e tjera si Italia apo Greqia pritet të përfitojnë nga kjo politikë e financimit për emigrantët.

Qëllimi i politikës së re evropiane është të favorizojë zonat që janë më të prekura nga migrimi. Deri më tani, emigracioni nuk luante rol në alokimin e burimeve nga Fondet Strukturore të Bashkimit Europian. Plani që është dekonspiruar nga qarqet e Brukselit ka ende një rrugë të gjatë për t’u bëhet realitet dhe natyrisht, duhet të miratohet nga shtetet anëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.