Një dokumentar për masakrën naziste në fshatin çek të Lidicës

Postuar në 01 Qershor, 2018 16:32

Në Lidice një fshat, 20 km larg nga Praga, është kryer një nga krimet më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore. Më 10 qershor, 1942 nazistët ekzekutuan të gjithë burrat, ndërsa gratë dhe fëmijët u dërguan në kampet e përqendrimit në Gjermani dhe Poloni. Shumë pak ia dolën të arratiseshin, ndërsa fshati u shkatërrua plotësisht nga buldozerët dhe u shndërrua në një fushë ...

Shpëtoi një pemë e vetme e cila "tregon" historinë e këtij krimi të madh në dokumentarin me titull "Kujtimet e një Peme” të gazetarit Kostas Fola, i cili u vlerësua me çmim  në Festivalin Ndërkombëtar të  Filmit në Selanik. Shfaqja është pjesë e kujtesës për masakrën me 228 të vrarë në Distomo të Greqisë dhe terrorin dy vite më vonë, më 10 qershor 1944, në Oradour Francës.

Filmi, u referohet  dëshmive dhe të dhënave historike mbi qytetin çeke që nazistët e rrafshuan në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bashkëpunëtorit të drejtpërdrejtë të Hitlerit dhe zëvendës udhëheqës i SS, Reinhard Heydrich.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.