Ministria e pabesueshme e Bujqësisë, prodhimi i midhjes në kushte skandaloze

Postuar në 31 Maj, 2018 12:36

Para një muaji doli lajmi se midhja e Sarandës rezultoi me salmonelë. Mediat që e raportuan një gjë të tillë i referoheshin analizave të kryera nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, që konstatonin kushtet skandaloze të nxjerrjes, përgatitjes dhe tregëtimit të midhjes, e cila në Sarandë shitet rrugëve.

Por zv.ministri I Bujqësisë, Roland Kristo, deklaroi pak ditë pasi doli në sipërfaqe ky skandal, se lajmet ishin për të përhapur panik te njerëzit dhe se midhja është e sigurtë. Sipas tij, midhja kalon në process deporimi dhe nëse në shitje ajo shoqërohet me certifikatë, atëherë është e sigurtë. Nuk ka asnjë pikë që shet midhjen me certifikatë, ose nëse ka ato janë në numër minimal, çka nuk e zhvesh Ministrinë e Niko Peleshit nga përgjegjësia për të kontrolluar atë që ndodh në treg. Dhe edhe në rastet e kontrollit, Ministria nuk mund të japë garanci siç bën zv.ministri Kristo, aop ministri Peleshi, pasi po shohim se kjo Ministri nuk ka kontroll mbi treg.

Vetëm sot, media lokale “Saranda Web” njofton për kontrolle të AKU në vendprodhimin e midhjes në Butrint dhe për gjoba të vendosura për shkak të shkeljeve që kanë të bëjnë me kushtet higjenike. Në raportimin e vet, media në fjalë thekson se aksioni i AKU është drejtuar nga Drejtoria e Tiranës, çka dëshmon se dega e Sarandës është inekzistente, pasi nëse do të vepronte, atëherë prodhimi i midhjes në kazanë dhe bidonë të përdorur qindra herë nuk do të mund të kryhej kaq lehtë. Ajo që del nga kjo situatë, e verifikuar nga agjencitë e kësaj ministrie, është fakti se kur zv.ministri dhe ministri Peleshi, deklarojnë se ky produkt apo ai tjetri është I sigurtë, ata nuk duhen besuar. As për qumështin, as për mishin dhe as për midhjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.