“Përralla” e radhës për Kosovën

Postuar në 30 Maj, 2018 11:38

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë përsipër të bindë popullin e tij se çështja e pavarësisë së Kosovës është e mbyllur. Në një intervistë për të përditshmen serbe “Novosti”, flet me një keqardhje për sedrën e lënduar të serbëve, të cilët do të ngrihen mbi “dhimbjen” për të fituar diçka tjetër, ndoshta statusin e të privilegjuarit.

“Është e vështirë të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore kanë vendosur si bazë faktin që çështja territoriale e Kosovës është zgjidhur, duke i dhënë pavarësinë. Dhe prej kësaj ata nuk heqin dorë. Duhet të përpiqemi të shohim se çfarë mund të përfitojmë, jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për ata në Serbi. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme duhet të ketë konsensus të gjerë në shoqërinë tonë”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.