"Pa Iranin dhe pa ISIS" - Irani merr një goditje nga Rusia në Siri

Postuar në 28 Maj, 2018 16:07

Irani duket se ka marrë një tjetër goditje të tërthortë ndaj pozitës së tij strategjike në Siri, por kësaj radhe nga një aleat i vet, Rusia. Mediat izraelite citojnë një deklaratë të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një knference me ministrin e Jashtëm të Mozambikut, Jose Condungua Pacheco, sipas të cilës, Kremlini mendon se në kufirin siriano-izraelit. Sipas gazetës liberale izraelite “Haaretz” ky ndryshim qëndrimi nga ana e Moskës, vjen për shkak se konfrontimi I fundit mes Izraelit dhe iranianëve në Siri, me fushata reciproke bombardimesh kërcënon pushtetin e lojtarit të tyre kryesor, presidentit aktuale Bashar al Assad.

Po kështu nuk kanë kaluar pa u vënë re përpjekjet e Rusisë për të përfshirë SHBA në zgjidhjen e konfliktit, ndonëse largimi i iranianëve nuk konsiderohet definitiv por rregullohet përmes pranisë së milicisë Shiite që mbështetet prej tyre.

Sipas shërbimeve izraelite prezenca aktuale iraniane në Siri përfaqësohet nga 2000 njerëz që janë personel Iranian, i Gardës Revolucionare, 9000 milicë shiitë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku dhe rreth 7000 milicë të Hezbollahut.

Izraeli beson se amerikanët janë tanimë në një pozitë të mirë për të arritur një marrëveshje më efektive në Siri në koordinim me rusët nën slloganin: “Pa Iranin dhe pa ISIS”

shkruan “Haaretz”.

Nëse një gjë e tillë aktualizohet, kjo do të ishte fitore jo e vogël për kryeministrin izraelit, Netanyahu. I cili ia doli të bindë Moskën që të tolerojë sulmin e tij në brendësi të territorit sirian në vendstacionimet ushtarake iraniane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.