Kongresi i lidh duart Donald Trump: Jo luftë me Iranin pa miratimin tonë

Postuar në 26 Maj, 2018 01:09

Kongresi amerikan i ka ndaluar presidentit Donald Trump të shpallë luftë ndaj Republikës Islamike të Iranit pa marrë më parë miratimin e dhomës së përfaqësuesve, 
Media iraniane PressTv raporton se amendamenti ka kaluar unanimisht të mërkurën dhe se ai është propozuar nga përfaqësuesi demokrat Keith Maurice Ellison dhe është mbështetur nga një numër kongresmenësh demokratë dhe republikanë. 

Ellison ka vlerësuar vendimin e Kongresit duke cilësuar se ky akt i kundërvihet vendimit të administratës Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe retorikës armiqësore të saj. 

Ky amendament dërgon një mesazh të fuqishëm se populli amerikan dhe Kongresi nuk duan luftë me Iranin. Sot Kongresi veproi për të riafirmuar autoritetin e vet për përdorimim e forcës ushtarake

tha ai. 
Për rëndësinë e vendimit kanë folur edhe kongresmenë të tjerë, ndërkohë që Kongresi ka ndaluar edhe përdorimin e armëve bërthamore nga Presidenti, i cili mund ta urdhërojë një gjë të tillë vetëm nëse ShBA sulmohet me armë bërthamore. 
Frika kryesore është se veprime erratike si tërheqja nga marrëveshja me Iranin, apo përdorimi i retorikës armiqësore mund të çojnë në incidente dhe përllogaritje të gabuara me pasoja për sigurinë globale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.