Taksat që FMN rekomandon të rriten

Postuar në 23 Maj, 2018 10:13

Raporti i monitorimit të FMN për Shqipërinë përveç rezervave për politikat e uljes së borxhit, sugjeron edhe rritje të barrë fiskale, duke specifikuar edhe taksat që mund të preken. 

Kështu FMN i rekomandon qeverisë të ndryshojë që nga taksa e regjistrimit të makinave, tatimfitimit të biznesit të vogël dhe deri në uljen e pragut për mostatimin e pagave. 

Referuar raportit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, i sugjerohet qeverisë të indeksojë taksën e qarkullimit, akcizën e karburantit dhe të regjistrimit të makinave me inflacionin. Gjithashtu, Fondi i rekomandon qeverisë të shtojë bazën e TVSH-së tek ilaçet, shitjen e banesave të reja dhe arsimit.

Po ashtu, bordi i FMN-së i rekomandon qeverisë të kthejë tatimfitimin për biznesin e vogël. Bizneset me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë, janë të përjashtuara nga tatimfitimi. Tatimi për të ardhurat aktualisht është zero për pagat deri në 30 mijë lekë. 

FMN rekomandon uljen e pragut të tatimit zero sa niveli i pagës minimale, pra, deri në 24 mijë lekë. Po ashtu, në raport rekomandohet edhe shtimi i taksave mjedisore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.