Presidenti më i mirë, mënyrë për të thënë se LSI nuk ka më imazh kryetari

Postuar në 22 Maj, 2018 11:02

 Lëvizja Socialiste për Integrim është aktualisht në krizë lidershipi. Lëvizjet dhe pakënaqësitë e disa deputetëve të saj që janë parë të votojnë ndryshe nga vendimet e Grupit, vënë në dukje dobësitë e drejtimit nga Monika Kryemadhi. E cila ka provuar se nuk është e përshtatshme për rolin e drejtuesit të një partie që ndodhet në pozicionin delikat të të qenit në mes të dy forcave kryesore. 

Një sinjal për këtë ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka vlerësuar dje nga Gjirokastra presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se “nuk ka gabuar asnjëherë”. Në fakt letra e Metës drejtuar Shtëpisë së Bardhë për çështjen e Jeruzalemit, vështirë se mund të quhet ndonjë akt që meriton vlerësim. 

Loja e kryeministrit me fjalën dhe lëvdatën dëshmon se paparashikueshmëria që rrjedh nga retorika e Kryemadhit, e bën atë të papaërshtatshme për komunikimin politik. Edhe pse është e vështirë të lexohen për momentin synimet e z. Rama, duhet thënë se vërejtja e tij është e drejtë: Kryemadhi mund të jetë organizatore, por ajo nuk ka imazhin e një lideri. Duket se vendosja e saj në krye të partisë ka qenë një variant i sigurt që LSI-ja të mbetet nën kontrollin e Metës, ndonëse për këtë do paguhet një çmim elektoral. I cili mbetet për t’u parë së shpejti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.