Nëse vjen lufta ose kriza, qeveria suedeze shpërndan broshura

Postuar në 22 Maj, 2018 17:33

Lufta mbetet një skenar i padëshirueshëm, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të ndodhë.  Kjo është arsyeja pse qeveria suedeze, bëri diçka prototipike në  përpjekje për të përgatitur njerëzit për më të keqen e mundshme. Ajo do të shpërndajë për 4.8 milionë familje një broshurë për rreziqet që lidhen me shpërthimin e një lufte të re.

Broshura përfshin llojet udhëzimeve që nga mënyra sesi qytetarët të dallojnë një lajm të rremë dhe si të përgatiten për ngjarjet ekstreme të motit apo dhe për sulme terroriste dhe pushtime ushtarake.

Njëzet faqet janë ilustrime elokuente të ushtarëve në fushëbetejë, njerëzve që ikin nga zonat  e rrezikut dhe grupet e sigurisë në "luftën" online. Ky  në thelb  është një version i ripërtërirë i manualit të lëshuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Suedia ruajti neutralitetin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nuk ka qenë e përfshirë në luftë për dy shekuj. Megjithatë, broshura rekomandon që qytetarët të mos ankohen.

"Suedia është shumë më e sigurtë se shumë vende të tjera, por kërcënimi ekziston"-thotë drejtori i (Sëedish Civil Contingencies Agency – MSB), Dan Eliasson.  "Ne të gjithë kemi detyrim për sigurinë dhe gatishmërinë e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të gjithë të dinë se si mund të kontribuojnë kur lind diçka serioze”-shton ai.

Rinovimi dhe ribotimi i kësaj broshurë vjen teksa është intensifikuar debati nëse Suedia duhet të bashkohet me NATO-n pas ankesave në lidhje me shkeljet e hapësirës ajrore suedeze dhe ujërave territoriale nga forcat ruse. Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por ka kontribuar në operacione me vulën e saj.

Për më tepër, vendi i Skandinav ka investuar seriozisht në strategjinë mbrojtëse, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes në 270.000.000 $ gjatë pesë viteve të fundit, rivendosur rekrutimin ushtarak dhe militarizuar ishullin strategjik të Gotland (në perëndim të vendeve baltike). Broshurat do të shpërndahen në 13 gjuhë të ndryshme ndërmjet 28 majit dhe 2 qershorit.

Comments

Submitted by Bushi (not verified) on

per praktike sillini 2/3 muaj ne shqiperi, ktu jemi ne gjendje konstante lufte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.