"Iftari ynë do të jetë në Jeruzalem"

Postuar në 22 Maj, 2018 13:42

Një spot publicitar i operatorit kuvajtian të telekomunikacionit, Zain, sjell në vëmendje një krizë të thellë diplomatike siç është ajo për çështjen e Jeruzalemit, që së fundmi është shpallur kryeqytet i Izraelit nga disa shtete me në krye SHBA. Video paraqet një djalosh mysliman që i afrohet personazheve që imitojnë Donald Trump, Vladimir Putin, Angela Merkel, Justin Trudeau, Antonio Guterres dhe Kim Jong-un, i cili uron për muajin e Ramazanit dhe flet për Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.

Iftari ynë do të jetë në Jeruzalem, kryeqytet i Palestinës

Mbyllet kënga e djaloshit që udhëheq liderët arabë drejt Kupolës së Shkëmbit në Malin e Tempullit në Jeruzalem duke vënë në dukje një konflikt fetar që sa vjen dhe thellohet. Një material që nuk ka lidhje me telekomunikacionin por që shpërndan më shpejt se shumë mjete të tjera të informimit mesazhin politik mbi një çështje shumë të ndjeshme.  

Edhe pse me përmbajtje të ekzagjeruar dhe një melankoli që nuk ka shumë vend, në aspektin propagandistik ajo ka vlerën e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.