Rrëmujë me taksën e pronës, bashkitë nuk e zbatojnë dot në terren

Postuar në 21 Maj, 2018 16:14

Taksa e pronës do të nisë zbatimin në janar të ardhshëm, pasi disa njësi vendore nuk e kanë zbatuar dot mënyrën e re të vjeljes së saj. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky vit është një fazë tranzitore në mënyrë që bashkitë të përshtaten me metodologjinë e re.

Jo të gjitha bashkitë kanë qënë gati për vendosjen e kësaj takse sipas mënyrës së re dhe kanë kërkuar që viti 2018 të jetë njohje me praktikën e zbatimit në terren. Por Ahmetaj thotë se bashkive u kanë shkuar në mënyrë të qartë të gjitha tabelat që tregojnë të dhënat mbi pasuritë që kanë qytetarët dhe mënyrën e llogartijes se taksës për secilën.

Një praktikë që mbart pikëpyetje të mëdha pasi disa do faturohen dhe disa jo, pa sqaruar sesi do bëhet përzgjedhja e atyre që do ta paguajnë taksën që tani dhe mbi çfarë arsyetimi ligjor.

Në datën 1 prill qeveria ndryshoi mënyrën e taksimit të pasurisë, nga pagesa për metër katrorë që vilej më parë, tashmë taksa do të mblidhet çdo vit sa 0.05% e vlerës së tregut që ka prona. Autoriteti për vjeljen e saj i është deleguar bashkive, të cilat do ta merrnin taksën nga faturat e ujit, por jo të gjitha njësitë vendore kanë nisur zbatimin e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.