1.7 mld euro të këmbyera në 4 muajt e parë të 2018

Postuar në 21 Maj, 2018 10:58

Ekonomia shqiptare po përballet me një vërshim gati të paprecedentë të eurove në treg. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, oferta e euros në tregun vendas është rritur me 35 për qind në katër vitet e fundit.

Në grafikun që tregon sasinë e eurove të këmbyera në tregun e brendshëm, për periudhën janar-prill, nga viti 2014 deri në vitin aktual, duket qartë, se në 4 muajt e parë të këtij viti, në tregun e brendshëm janë këmbyer thuajse 1 miliardë e 780 milionë euro. Kjo do të thotë se në janar-prill të këtij viti, në Shqipëri janë këmbyer 460 milionë euro më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014, raporton Top Channel

Rritja e sasisë së eurove, vlerësohet si shkaku kryesor për zhvlerësimin e e shpejtë të monedhës europiane ndaj lekut. Por pyetja që ka hapur një debat të nxehtë mes ekspertëve, por edhe kampeve politike është se nga po vijnë këto para? A janë prurje të ligjshme, apo gjenerohen nga trafiku dhe aktivitetet e tjera kriminale?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.